Vetura godet dy nxënëse në Podujevë

Në afërsi të shkollës së mesme në Podujevë, janë goditur sot dy nxënëse, të cilat janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e qytetit. Si pasojë e këtij aksidenti, nxënëset kanë marrë lëndime të lehta trupore.
Rastin e ka konfirmuar komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi.

“Sot rreth orës 11:38 është raportuar për një aksident, ku dy nxënëse janë goditur nga një veturë në lëvizje. Sipas raportit të mjekut dhe trajtimit që është bërë në qendrën emergjente lëndimet janë të lehta. Pas ndihmës që ju është ofruar të lënduarave, janë liruar për në shtëpi. Ndërkaq vozitësi i automjetit është lajmëruar në polici”, ka theksuar Bislimi.