​Aksident i rëndë në rrugën Mitrovicë-Bajgorë, tre të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 18:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Bajgorë, përkatësisht në fshatin Stanterg.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zabiti, i cili ka njoftuar se në aksident janë lënduar tre persona,

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara tre persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, thotë Zabiti.