​Bashkatdhetarët edhe 10 ditë afat që të aplikojnë për të votuar me postë. Ja se si duhet ta bëjnë këtë (dokument)

Bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Kosovës duhet të aplikojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të pasur mundësi pastaj të votojnë nëpërmjet postës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë më 6 tetor.

Aplikimi për të votuar përmes postës është deri më datë 10 shtator. Ndërkohë, KQZ ka treguar edhe kushtet që duhet plotësuar, të cilat po i sjellim më poshtë.