​Digjen dy vetura në Vushtrri (fotot)

Në mbrëmjen e sotme janë djegur dy vetura në qytetin e Vushtrrisë.

Rastin e ka konfirmuar për arbresh.info Policia e Kosovës.

“Më 31.01.2020 rreth orës 20:30, policia është njoftuar se në rrugën “Galip Badivuku”-Vushtrri është duke u djegur një automjet. Njësia policore ka shkuar në vend ngjarje, aty në një parking një veturë ishte përfshirë nga zjarri, po ashtu edhe një tjetër veturë afër saj është dëmtuar”, ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës për arbresh.info.