Grafite me mesazhe interesante në një shkollë në Pejë

Pas publikimit të testit të programit për vlerësimin ndërkombëtar të cilësisë së arsimit, i njohur më shkurtesën PISA ku Kosova doli me rezultateve negative, pati shumë reagime të opinionit publik ku për këto rezultate të dobëta fajësonin Ministrinë e Arsimit.

E një reagim me grafite është bërë pikërisht sot në gjimnazin Bedri Pejani në qytetin e Pejës. Persona të panjohur janë futur në oborrin e shkollës e cila sapo është renovuar tërësisht dhe në muret e saj kanë shkruar: “Ndreqeni sistemin tani lyjeni shkollës. #PISA”

Kosova doli shumë keq në rezultatet e PISA-2018, ku nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, dolën të tretët nga fundi për nga njohurit në shkrim-lexim,matematikë dhe shkenca të tjera.

Megjithë investimet që i ka bërë dhe po bënë shteti i Kosovës në infrastrukturën shkollore, kjo gjë nuk po jep rezultat në ngritjen e cilësisë në dije të nxënsëve.

Dhe duke pasë parasysh rezultatet ky mbishkrim në muret e kësaj shkolle duket të jetë i arsyeshme dhe shumë domethënës.