​Kurti: Dialogun me Serbinë as nuk do ta neglizhojmë as nuk do të ngutemi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do vonohen dhe nuk do ta neglizhojnë dialog me Serbinë, por që as nuk do nguten.

Këto komente kreu i qeverisë i bëri gjatë vizitës që e bëri në komunën e Pejës, ku ka shkuar për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga erërat e forta.

Kurti po ashtu tha se prioritet tani kanë përgatitjen e buxhetit për vitin 2020, si dhe programin qeverisës.

Ai ka komentuar edhe zgjedhën e ndërmjetësuesit sllovak të Bashkimit Evropian në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak duke thënë se edhe me të do të takohen dhe se në këto takime do të shpalosin qëndrimet e shtetit të Kosovës për të mbrojtur interesin nacional të vendit.