Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të sillën nga 30 deri në 34 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të zi sot po ashtu pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura tropikale.

Të dielën në tërë rajonin na pret mot me diell dhe shumë i nxehtë, megjithatë pasdite në Kosovë priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Rrebeshe të izoluara shiu mund të ketë të dielën pasdite edhe në veriun e skajshëm të Shqipërisë, disa pjesë në Maqedoninë Veriore dhe normalisht në veriun dhe qendrën e Malit të Zi.

Të hënën na pret mot i ngjashëm sikur të dielën, në Shqipëri kryesisht me diell, ndërsa në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi përpos nxehtësisë dhe rrezeve diellore mund të ketë edhe zhvillime të vranësirave me rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën pasdite na pret destabilizim i fuqishëm i motit me rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Vende-vende mund të ketë edhe shtrëngata dhe stuhi intensive shiu me vetëtima dhe bubullima masive. Përsëri më së paku reshje priten në Shqipëri, ku në shumë rajone nuk do të ketë fare, por në shumë rajone tjera priten stuhi afatshkurtra shiu duke mos përjashtuar edhe shumë vise bregdetare.

Nga e mërkura stabilizim i motit./Meteoballkan