​Miratohen ligjet që Ivanov nuk i dekretoi

Kuvendi i Maqedonisë Veriore ka miratuar të gjitha 13 ligjet, të cilat paraprakisht nuk i ka dekretuar presidenti Gjorge Ivanov.

Pasi përfundoi votimi për këto ligje, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi kërkoi nga koordinatori i BDI, Ejup Alimi që të mos hapin debatin e paralajmëruat në propozim Ligjin për Këshillin gjyqësor.Deputetët e BDI Ejup Alimi dhe Artan Grubi, duke i thirrur në ngjarjet e djeshme në BFI dhe dënimin me nga 19 vite burg të dy të rinjve shqiptar, për rastin Sazdov, deklaruan se në vend ka drejtësi selektive.

Pa kryeparlamentari Xhaferi tha se vendi ndodhet në fushatë parazgjedhore dhe nuk dëshiron të keqpërdoret foltorja e Kuvendit për propagandë politike, kërkoi nga deputetët Ejupi dhe Grubi që të tërhiqen nga diskutimi. Pas kësaj, Propozim Ligji i plotësuar u votua pa debat.