​Moti sot në Shqipëri

Masat ajrore të nxehta dhe të thata vazhdojnë të jenë aktive në Evropën juglindore të cilat po influencojnë në Shqipëri temperatura të larta.

Sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu të izoluara në lindje në formën e stuhive dhe shkarkesave elektrike për shkak të kontrastit të masave ajrore me veti të ndryshme fizike.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale 6-8 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë. Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 18/31°C

Zonat e ulëta 18/38°C

Zonat bregdetare 22/32°C