​Një femër gjuan me armë, shoqërohet në stacionin policor

Njësiti i hetimeve ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor të Gjakovës, të dyshuarën femër, pasi që e njëjta ka shtënë me armë zjarri ku shihet edhe në një video që ka siguruar policia.

Nga e njëjta është konfiskuar një pistoletë, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.