Sot mbahet konferencë për ecurinë e rastit të krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara në Hagë sot do ta mbajnë konferencën e 13’të për ecurinë e çështjes në rastin e krerëve të UÇK-së, shkruan Fokusi.info.

Konferenca do të nis në ora 13:00.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Ata akuzohen për “krime” të supozuara lufte të cilat i kanë mohuar kategorikisht. /Fokusi.info/