​Peshku-vampir prodhon 10.000 vezë përnjëherë dhe u thith gjakun peshqve të mëdhenj (foto/video)

Një lloj peshku i quajtur vampir ka nisur të shkatërrojë faunën natyrale duke destabilizuar ekosistemin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai jeton në Atlantik derisa të shumohet dhe më pas niset pas ujërave të ëmbla. Popullsia e tij ishte e kufizuar në lumenjtë e shtetit Connecticut, por krijimi i kanaleve artificiale tokësore ka ndikuar në përhapjen e tij në ujërat e ëmbla.

Në Tokë nuk ka pasur predator si ky për më shumë se 350 milionë vjet dhe i cili vret 85 për qind të kafshëve.

Ai riprodhon madje dhjetë mijë vezë përnjëherë dhe i ushqen vetë. Ka gojë në formë disku me dhëmbë që i përdor për kapjen e peshqve të tjerë dhe ua thithë gjakun dhe lëngjet e tjera.

Shumica e peshqve të mëdhenj i shpëtojnë kësaj, por jo edhe peshqit e vegjël që ngordhin si pasojë e infeksionit, transmeton KosovaPress.