Trupat e tre të vrarëve në aksionin terrorist në Banjskë, iu dorëzohen sot familjarëve

Trupat e tre të vrarëve në Bansjkë të Zveçanit do t’ju dorëzohen sot familjarëve.

Burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se trupat e të vrarëve sot i marrin familjarët e tyre.

Të enjten është raportuar se autopsia e trupave të sulmuesve të vrarë në Banjskë të Zveçanit është kryer mirëpo ata nuk do të iu dorëzohen familjarëve pa u bërë identifikimi shkencor i tyre.

Aksioni në Bajsnkë të Zveçanit kishte nisur në orët e hershme të së dielës ku ishte vrarë një polic e plagosur dy të tjerë.

Pastaj, Policia kishte vrarë tre të dyshuar ndërsa sulmuesit tjerë kishin arritur të largoheshin pasi ishin strehuar për disa orë në Manastirin e Bajnskës.

Ky aksion është cilësuar si terrorist nga Policia e Kosovës, ambasadorët dhe nga BE-ja.