​Prokuroria Speciale jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për krime lufte

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë detaje të tjera në lidhje me arrestimin e një të dyshuari për krime lufte.

Me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie është arrestuar personi me inicialet D.Sh., shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit Shqiptar.

Ai dyshohet se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në mars të vitit 1999 në Ferizaj. Personi në fjalë është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.