​Shtylla e basketbollit i merr jetën 19-vjeçarit, policia arreston kryetarin e bashkisë

Një 19 vjeçar humbi jetën në ishullin grek të Chios pasi u zu poshtë nga shtylla e koshit të basketbollit. I riu ndërroi jetë pak pas mesnatës së të dielës.

Ai ishte me pushime në ishull. Gjithçka ndodhi në një fushë basketbolli në oborrin e Daskalopetra, ku shtylla u shemb në tokë duke zënë poshtë të riun.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 19-vjeçari nuk mundi të mbijetonte, përcjell Ora News.

Për ngjarjen policia greke ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Chios, Manolis Vournos. Ai po mbahet në komisariat dhe do të dërgohet në Prokurori mëngjesin e sotëm.