Dyshohen se e rrahën viktimën, arrestohen dy burra në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës njofton se dy burra janë arrestuar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e kishin rrahur një tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti kishte ndodhur në rrugën “Dardania”, më 12 dhjetor 2023, rreth orës 21:58, ndërsa të dyshuarit u arrestuan të martën.

“Më 16.01.2024 janë arrestuar të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Fokusi.info/