“100 euro për Kurtin, 100 për Muratin”, Valon Syla e çel kuletën

Gazetari Valon Syla ka pyetur nëse ka mundësi që ai t’ua japë nga 100 euro kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Syla është tallur kështu me pakon e re të qeverisë.

“A ka mundësi une me ja çu Hekuran Muratit edhe Albin Kurtit ka 100 euro?”, ka shkruar ai në Facebook.

Syla i ka quajtur “vitra” 100 eurot që qeveria do t’i shpërndajë këtë muaj për studentët, pensionistët dhe punëtorët me pagë nën 1 mijë euro.