Mushkolaj: Kurti po thirret në votat popullore për Vjosa Osmanin, por edhe Hashim Thaçi ishte më i votuari në popull kur u zgjodh president

Analisti, Imer Mushkolaj thotë se konsultimet që i kanë ftuar Kurti me Osmanin lidhen me postin e presidentit e jo me diçka tjetër.

“Kurti tashmë e ka bërë të qartë se nuk do të bëjë koalicione me ndonjë parti shqiptare. Edhe fokusi i takimit të sotëm por edhe i takimeve të ardhshme do të jetë tema e presidentit”.

Mushkolaj thotë se megjithatë Kurti para pesë viteve ishte në sheshe duke protestuar kundër zgjedhjes së Thaçit si president.

“Zoti Kurti tash po kërkon mbështetje për zonjën Osmani dhe mund të thotë se ajo e ka legjitimitetin pasi i ka votat e qytetarëve, por nuk është se edhe zoti Thaçi nuk ka pasur mbështetje në atë kohë…

Ky është një mësim edhe për zotin Kurti por edhe për zonjën Osmani se si duhet të sillen në situata të caktuara edhe kur janë në opozitë. Pra mund të them se Albin Kurti nuk është modeli më i mirë i opozitarizmit për formimin e institucioneve”.

Mushkolaj thotë se megjithatë opozita e re që pritet të jetë në Kuvendin e Kosovës nuk duhet ta ndjek rrugën e Albin Kurtit.