11 të vdekur dhe 876 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: 3144″>3144 testime, 497 të shëruar, 876 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Janë kryer 3144″>3144 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 290 raste në Tiranë, 61 raste në Lushnje, 50 raste në Vlorë, 47 raste në Fier, 43 raste në Durrës, 33 raste në Elbasan, 26 raste në Sarande, 21 raste në Kukës, 19 raste në Shkodër, Lezhë, Kavajë, 17 raste në Berat dhe Delvinë, 15 raste në Krujë, Korçë, Kamëz, 13 raste në Gjirokastër dhe Kurbin, 10 raste në Mallakastër, Gramsh, Mat, 7 raste në Librazhd, 6 raste në Tepelenë, Dibër, Himarë, Shijak, Kuçovë, 5 raste në Tropojë, Prrenjas, Peqin, Patos, 4 raste në Devoll, Rogozhinë, Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Fushë Arrëz, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Has Memaliaj, Poliçan, 2 raste në Malësi e Madhe, Roskovec, Skrapar, Libohovë, Konispol, 1 rast në Vorë, Maliq.