12 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

12 vite janë bërë sot nga vdekja e aktorit dhe profesorit, Faruk Begolli.

Begolli ishte dhe mbetet njëri nga personat më të rëndësishëm në teatrin dhe kinematografinë kosovare.

Për nder të tij dhe veprimtarisë, Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë Ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit.

Në kuadër të kësaj nisme në kinemanë “Cineplexx” nga sot deri më 25 gusht do të shfaqen tre filma në të cilët luan aktori i njohur.

Filmi “Era dhe Lisi” do të shfaqet sot, nesër “Kur Pranvera Vonohet”, ndërsa të dielën “Proka”, filmat fillojnë në ora 20:00 dhe hyrja është falas.

Me këtë rast, prej sot deri më 25 gusht në kinemanë “Cineplexx” do të shfaqen tre filma të përzgjedhur në të cilët luan Faruk Begolli.

Sot shfaqet filmi “Era dhe Lisi”, nesër “Kur Pranvera Vonohet”, ndërsa të dielën “Proka”. Të gjithë filmat fillojnë në ora 20:00, ndërsa hyrja është falas.

Begolli është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Faruk Begolli kishte vdekur më 23 gusht 2007 në moshën 63-vjeçare.