Albin Kurti e bën këshilltare ish prokuroren e Eulexit Maria Bamieh

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar në kabinetin e tij edhe një këshilltare të huaj.

Ajo është Maria Bamieh ish-prokurore e Eulex në Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar vetë zonja Bamieh.

“Për shok e mi jo shqifolës dhe kolegët më duhet t’iu njoftoj se që nga dje jam emëruar në kabinetin e Kryeministrit aktual Albin Kurti. Jam shumë e lumtur për këtë mundësi të ofruar për të dhënë kontributin tim modest në një grup të përbërë me njerëz të mrekullueshëm” shkruan ajo.