14 testimet në Prizren, të gjitha rezultuan negativ

Visar Shehu, Drejtor i Shëndetësisë në Prizren, ka treguar rreth situatës në këtë komunë pas njoftimeve të fundit të IKSHPK-së.

Ai ka thënë se nga 14 testimet, të gjitha kanë rezultuar negativ.

Ky është postimi i plotë:

Sot jane bere 14 testime ne Komunen e Prizrenit, 9 paciente te dializes dhe 5 raste kontakti.

Lajm i mire perseri!

Asnje nga testimet nuk ka rezultuar pozitiv.

Durim edhe pak dhe do ja dalim, ashtu sikunder ja kemi dalur gjer me tani!