15 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë relizuar 1 mijë e 440 teste prej të cilëve 15 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719.

Në total numri i rasteve aktive është 330.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës. Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.