Maqedoni e Veriut: 14 të vdekur nga koronavirusi, 190 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoni të Veriut janë shënuar 190 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur 14 persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 193 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 207,948 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 221,285, kurse i të vdekurve është 7,815 persona.