15 viktima nga Covid dhe 752 raste të reja

15 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 55-88 vjeç.

Ndërkohë, janë bërë 2620 testime dhe kanë rezultuar të infektuar 752 qytetarë.

241 raste janë shënuar në Tiranë, 77 raste në Shkodër, 57 raste në Vlorë, 36 raste në Lushnje, 32 raste në Gjirokastër, 31 raste në Kuçovë, 29 raste në Berat, 28 raste në Sarandë, 24 raste në Lezhë, 21 raste në Krujë, 19 raste në Durrës, 15 raste në Fier dhe në Mat, 14 raste në Mirditë dhe Tepelenë, 12 raste në Korçë, 11 raste në Pukë dhe Kolonjë, 10 raste në Pogradec, 9 raste në Dibër, 8 raste në Mallakastër, 7 raste në Kukës, 6 raste në Malësi e Madhe dhe Gramsh, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Devoll dhe Përmet, 3 raste në Delvinë, 2 në Librazhd, 1 raste në Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 545 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 23.072 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (09 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         752

Të shëruar ne 24 orë      545

Të shtruar në spitale      454

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore              2.620

Testime totale           211.123

Raste pozitive            45.188

Raste të shëruara       23.072

Raste Aktive             21.165

Humbje jete              951

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   11458

Fier                        1600

Durrës                  1341

Korçë    1124

Vlorë     1121

Shkodër   945

Elbasan   822

Lezhë    776

Berat     764

Gjirokastër  509

Kukës    441

Dibër     264