Mediat serbe: Amerika nuk e do Kurtin në pushtet, këto janë tri kushtet e Listës Serbe për të hyrë në Qeveri

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet që u mbajtën të dielën në Kosovë del të jetë një fitore e Pirros – e nis artikullin e saj B92.

Washingtoni papritmas ka hedhur në lojën politike idenë e koalicionit mes Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për qeverinë e ardhshme në Prishtinë, raporton Vecernje Novosti.

Sipas kësaj gazete, përcjell Periskopi, aleanca e Thaçit dhe Mustafës është një prej tri mundësive të kombinimeve për të formuar qeverinë e re, dhe nëse ky skenar bën, Thaçi e Mustafa duhet të trokasin në dyert e Listës Serbe, për t’ia marrë ato 10 ulëse që iu vyejnë.

Novosti po ashtu pretendon se Lista Serbe do të jetë faktor i domosdoshëm në vendim-marrje, pasi shënoi fitore në 22 komuna, edhe pse në fakt, ky koalicion i ka fituar vetëm 10.

Lista serbe do t’i ketë tri kushte për të hyrë në koalicion – heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, zhbllokimin e formimit të Asociacionit ose Zajednicës siç njihet ndryshe, dhe përmirësimin e pozitës së serbëve në Kosovë.