16 të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orëve

16 persona kanë vdekur si pasojë e COVID19 në Kosovë.

Lajmi u bë i ditur nga IKSHPK.

“Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Sot u shënuan 196 raste të reja e u shëruan 134 të tjerë.