Dy zyrtarë në Ministrinë e Brendshme infektohen me koronavirus

Dy punëtorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht nga Agjencia e Regjistrimit Civil janë infektuar me koronavirus.

Siç bëhet e ditur nga kjo ministri, zyrtarët janë nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve dhe në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë.

“Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, Qendra për pajisje me Dokumente dhe Zyra për vulat Apostile me datën 2 dhe 3 Korrik 2020 të pezullojnë ofrimin e shërbime me palë, duke përjashtuar rastet mjekësore si për QRA ashtu edhe për QPD dhe tërheqjen e dokumenteve të gatshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

MPB tutje njofton se aplikimet e rasteve tjera mund të bëhen nëpër Qendrat për Pajisje me Dokumente të komunave më të afërta.