Eliminohet gjysmëfinalisti i vitit të kaluar Ajaxi, u mposht nga Valencia (Video)

Valencia e ka mposhtur Ajaxin në ‘Amsterdam Arena’ me rezultat minimal, mjaftueshëm për t’i eliminuar ata nga Liga e Kampionëve.

Holandezëve i kryente punë edhe barazimit, por nuk e morën dot pasi takimi u vendos nga një gol i Rodrigo në minutën e 24-të, për ta çuar ekipin e tij përpara me pozitën e parë.

Skuadra holandeze që ishte një prej befasive më të mëdha të edicionit të kaluar, këtë sezon do të luajë në Ligën e Evropës.

https://streamable.com/9ofi8