2 rastet e reja në Vushtrri, kishin ardhur nga Suedia para disa ditësh

Janë konfirmuar 8 raste të reja me COVID19 në Kosovë. Në mesin e tyre, 2 janë Vushtrria.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, përmes një postimi të bërë në Facebook ka dhënë detaje për këto 2 raste, për të cilat thotë se janë nga e njëjta familje, e që kanë ardhë para disa ditësh nga Suedia.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë
Sot janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me Coronavirus në qytetin tonë.
Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre.

Rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër.

Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbane distancen dhe përdorëni mjetet mbrojtëse, kështu nuk e marrim e as nuk ja japim askujt virusin.