KQZ: Deri në 19:00 në zgjedhjet e Kosovës votuan mbi 46% e qytetarëve

Në zgjedhje votuan 46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 19:00 të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar më shumë se 780 mijë qytetarë nga 1.8 milionë sa kishin të drejtë vote.

Pas procesimit të 93 për qind të të dhënave, sipas KQZ-së, në vend kanë votuar 46.73 për qind e qytetarëve.