20-vjeçari shqiptar habit holandezët, i gjenden në makinë 160 mijë euro kesh

Policia e Holandës ka vënë në pranga një të ri shqiptar pasi në makinën e tij u gjetën 160 mijë euro kesh.

20-vjeçari po udhëtonte përgjatë autostradës Roterdam-Ijsselmonde.

Policia filloi të dyshonte pasi 20-vjeçari shqiptar nisi të kishte një sjellje jonormale.

Gjatë ndjekjes, agjentët kishin parë që 20-vjeçari kishte hyrë në një ndërtesë, dhe disa minuta më pas kishte dalë prej aty, me një çantë shpine, të cilën mezi e zhvendoste.

Menjëherë pas kësaj, ata kishin vendosur ta ndalonin, dhe të ushtronin kontroll ndaj tij. Ndërsa kontrolluan makinën, ata gjetën çantën e shpinës bosh.

Më pas ushtruan kontroll më të imtësishëm në gjithë makinën, ku gjetën 160 mijë euro kesh, të cilat ishin fshehur në brendësi të kamios.