22 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Sot bëhen 22 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.

Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Për shkak të gjendjes me Pandeminë Covid 19, mbahen veç homazhe për të rënët.

Homazhet bëhen nga ora 10:30 në Varrezat e Martirëvë në fshatin Studime të Vushtrrisë.