Reagon Lista Serbe: Brigada Veriu ekziston vetëm në kokën e Kurtit, Mbrojtja Civile me vite është integruar në institucionet e Kosovës

“Po të mos ishte e rrezikshme do të ishte qesharake”, ka thënë Lista Serbe në një reagim ndaj vendimit të djeshëm qeveritar për shpalljen e dy organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada Veriu” si organizata terroriste.

“Duam t’jua rikutjojmë qytetarëve se Brigada Veriu është një organizatë virtuale që ekziston veçse në kokën e Kurtit, dhe se Mbrojtja Civile me vite ka qenë integruar me ish-punotërët në institucionet e Kosovës, prej të cilave këta punëtorë ende marrin pagë”, ka shkruar Lista Serbe në reagim.

Një vendim të tillë të tillë nga Qeveria e Kosovës, Lista Serbe e vlerëson si “justifikim” për veprimin e njësive speciale nëveri të Kosovës.

“Ngjashëm, ne ua rikujtojmë qytetarëve se ky vendim i regjimit të Kurtit vjen vetëm pas një shfaqje të përgatitur nga qeveria e Kurtit, ku përmes një veture fantazmë me armë, armë të cilat mund të kishin qenë zënë më mirë në një kamion se sa një automjet pasagjerësh…”, shkruan Lista Serbe.

Kjo parti serbe e quan “gjueti shtrigash” vendimin qeveritat ndërsa thotë se janë shpallur si organizata terroriste dy grupe “që nuk janë parë kurrë publikisht, e as nuk kanë marrë përgjegjësi për ndonjë sulm terrorist”.

Mes tjerash ata kërkojnë nga KFOR-i dhe EULEX që të vendosin trupat e tyre “në të gjitha pikat nevralgjike në veri”.