22 vjet nga rënia e dëshmorëve: Avni Klinaku, Januz Jashari, Enver Tahiri dhe Mehdi Fazliu

Sot janë bërë 22 vjet nga rënia e dëshmorëve të kombit: Avni (H) Klinaku, Januz Jashari, Enver Tahiri dhe Mehdi Fazliu, shkruan Fokusi.info.

Dëshmorët: Avni (H) Klinaku, Januz Jashari dhe Enver Tahiri ishin ushtarë të Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së. Kurse, dëshmori Mehdi Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës.

Ata ranë së bashku gjatë luftimeve në malet e Çyçavicës, në krye të detyrës, në mbrojtje të popullatës civile më 18 prill 1999./Fokusi.info/