22 vjet nga rënia e dëshmorit, Hamdi Ferati

Sot janë bërë 22 vjet nga rënia e dëshmorit, Hamdi (Qazim) Ferati,  shkruan Fokusi.info.

Hamdi Ferati ishte ushtar në Brigadën 141 “Mehë Uka” të Zonës Operative të Shalës.

Më 10 maj 1999, Hamdiu së bashku me disa bashkëluftëtarë nisen për të shkuar në Vushtrri për furnizim me armë e municion. Rrugës për në Vushtrri, në fshatin Studime, bien në pritë të forcave policore-ushtarake serbe dhe aty bie heroikisht Hamdiu.

Hamdiu është dekoruar nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi me titullin “Hero i Kosovës”./Fokusi.info/