48-vjeçari shqiptar bie nga çatia dhe humb jetën

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali ku ka humbur jetën një 48-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Sipas raportimeve të para 48-vjeçari, i cili thuhet se është baba i dy fëmijëve po punonte në një kantier ndërtimi në Olgiate Olona në provincën e Varese, kur ka humbur ekuilibrin dhe për pasojë ka rënë nga çatia.

Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në vend, pasi plagët e marra kanë qenë tepër të rënda.