23 vjet nga rënia e dëshmorëve: Avni Klinaku, Januz Jashari, Enver Tahiri dhe Mehdi Fazliu

Sot janë bërë 23 vjet nga rënia e dëshmorëve të kombit: Avni (H) Klinaku, Januz Jashari, Enver Tahiri dhe Mehdi Fazliu, shkruan Fokusi.info.

Në këtë rast, prej orës 13:00 do të bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Kurse, nga ora 14:00 në fshatin Bivolak të Vushtrrisë do të zbulohet lapidari i dëshmorit Avni (H) Klinaku.

Dëshmorët: Avni (H) Klinaku, Januz Jashari dhe Enver Tahiri ishin ushtarë të Batalionit të Parë të Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të UÇK-së. Kurse, dëshmori Mehdi Fazliu ishte ushtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës.

Ata ranë së bashku gjatë luftimeve në malet e Çyçavicës, në krye të detyrës, në mbrojtje të popullatës civile më 18 prill 1999./Fokusi.info/