237 raste të reja me COVID në Maqedoninë e Veriut, 8 të vdekur

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, u regjistruan 237 raste të reja me COVID nga 1.525 tampone të marra.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe, 8 pacientë kanë ndërruar jetë ndërsa janë shtruar në spitale 460 persona.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka raportuar se në spitale janë duke u trajtuar 911 pacientë, ndërsa vende të lira ka edhe për 400 persona.

Deri më tani, në Maqedoninë e Veriut, me COVID-19 janë prekur 84.024 persona, prej tyre 62.929 janë shëruar, 2.530 kanë humbur jetën, ndërsa 18.656 janë raste aktive.