Beqaj: Prezenca e LDK-së në qeveri nuk e garanton ndryshimin e pritur

Njohësi i çështjeve politike Behlul Beqaj ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Beqaj në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit ka ndodhur një ndryshim i vogël por që ka ngjallur një shpresë të madhe.

Ai ka thënë se prezenca e LDK-së në qeveri nuk e garanton se do të ndodh një ndryshim rrënjësor.

“Në qeveri do të jetë një parti [LDK]që së paku 15 vite ka qenë në bashkëqeverisje edhe në frymën e kapjes së shtetit”, tha Beqaj, përcjell Telegrafi.