Demolohet baneri “Liria ka emër” në Graçanicë

Mëngjesin e sotëm është demoluar baneri “Liria ka emër” në hyrje të Graçanicës.

Në mëngjesin e sotëm është demoluar baneri “Liria ka emër” në hyrje të Graçanicës, përkatësisht në fshatin Kishnicë.

Lajmi.net, ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga Policia e Kosovës, por të njëjtit akoma nuk janë përgjigjur.

‘’Liria Ka Emër” është platformë e re e cila ka si synim të japë kontributin e saj në debatin e rihapur mbi rrugëtimin tonë si shoqëri drejt lirisë dhe mbi vlerat që duhet të jenë ideali i shoqërisë tonë dhe themel i shtetit të Kosovës.