25 granata dore, 11 mina dhe tre detonatorë i gjen qytetari në pronën e tij

Policia raporton se në Kaçanik dje ka gjetur mjete të dyshuara eksploduese në pronën e një personi.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se gjatë punimeve në pronën e tij kishte hasur në disa mjete të dyshuar eksploduese”.

“Njësia e për deminim e PK-së ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë tërheqjen e njëzet e pesë (25) granata dore, njëmbëdhjetë (11) mina anti-këmbësorike, tre (3) detonatorë dhe një (1) ndezës hundor për mortajë të dorës”.

“Ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka dalë në një lokacion tjetër ku dyshohet se ka edhe disa mjetet të dyshuar eksploduese dhe kanë filluar gërmimin”, thuhet në raportin e Policisë.