27-vjeçarja tenton vetëvrasjen në Prizren, Policia jep detaje

Një 27-vjeçare nga Shqipëria ka tentuar të bëjë vetëvrasje sot në Prizren.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se 27-vjeçarja dyshohet se kishte tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente.

“Sot rreth orës 13:30 është raportuar se në Emergjencën e qytetit të Prizrenit është dërguar një 27-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, e cila ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente”, ka thënë Shaqir Bytyqi.

Bytyqi tha se sipas mjekëve gruaja është jashtë rrezikut për jetë.