281 raste të reja me Covid19 në Kosovë

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë, nga 932 mostrat e testuara, 281 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 281 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Aktualisht në vend janë 2 mijë e 658 raste aktive me këtë virus.