Mushkolaj ka një pyetje pas takimit të Ministres Haxhiu me kryeprokurorin Lumezi

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu sot gjatë ditës është takuar me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.

Pas këtij takimi ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj. Ai ka pyetur se a do të vie Elezi, duke aluduar në ish-prokurorin Elez Blakaj.

Kujtojmë, që në fushatën zgjedhore të vitit 2019, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, tani kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, pati deklaruar se në momentin kur të vjen në pushtet, do të shkojë Aleksandër Lumezi, ndërsa në vend të tij do të vijë Elez Blakaj.

“Me neve shkon Lumezi e vjen Elezi”, pati deklaruar Kurti.