Efektivi i policisë vret veten me armën e shërbimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Delvinë. Sipas policisë dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi Eduart Beqiri, 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

‘Më datë 08.07.2022, rreth orës 21:00, në Delvinë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit në banesën e tij, shtetasi E. B., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi sigurim objekti dhe informacioni në Komisariatin e Policisë Delvinë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia./Fokusi.info/