Vdesin 23 persona nga COVID-19, konfirmohen edhe 424 raste të reja

23 persona kanë humbur jetën në 24 orëshin e fundit si pasojë e përballjes me virusin COVID-19.

Në të njëjtën kohë nga Ministria e Shëndetësisë janë konfirmuar edhe 424 raste të reja të të infektuarve me koronavirus.

Gjatë kësaj kohe janë kryer gjithsej 8 mijë e 270 teste, transmeton Fokusi.info.

Tani për tani në vend janë gjithsej 17 mijë e 625 raste aktive me COVID-19.