4 të vdekur dhe mbi 1 mijë raste të reja

Katër raste të vdekjes dhe 1 mijë e 400 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nga 3 mijë e 716 testime 1 mijë e 401 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, transmeton Fokusi.info.

Ndërsa gjatë 24 orëve 1 mijë e 219 persona janë shëruar.

MSH ka njoftuar po ashtu 168 vaksina kundër COVID-19 janë administruar se gjatë 24 orëve.

Ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 9 mijë e 408.