Ministri Vitia paralajmëron masa të reja anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me situatën e virusit COVID-19 si dhe procedurën e vaksinimit.

Ndër të tjerash në deklarim e sipër, Vitia tha se kanë pranuar konfirmim edhe nga kompanitë e tjera për sjelljen e vaksinave në Kosovë.

“Pajtohem me deputeten që nuk na duhet garë por bashkëpunim në këtë proces. Është lajm i mirë që kanë ardhur vaksinat. I falënderojë të gjithë akterët që kanë marr pjesë në negocimin e tyre. Me ardhjen në Qeveri e kemi intensifikuar këtë punë dhe kemi konfirmimin edhe nga kompanitë e tjera dhe shpresojmë që vaksinat të vijnë sa më shpejtë”, tha Vitia.

Tutje ministri Arben Vitia tha ase në ditët në vijim do të ketë masa të reja kundër virusit COVID-19.

“Po punojmë vazhdimisht në këtë drejtim. Masat që do të merren në ditët në vijim nga tereni është mirë që të respektohen nga të gjithë. Plani për vaksinim është përpiluar edhe më tjerët. Fillon me punëtorët shëndetësor dhe fillon me personat mbi moshën 80 vjeçare. I kemi listat e tyre. Atyre nuk do të kenë nevojë që të aplikojnë online por edhe do t’i ftojmë. Të gjithë ata do t’i marrin vaksinat me këtë kontingjent”, shtoi ai.

Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga virusi COVID-19 ku tani për tani janë afro 14 mijë raste aktive.