Shikone këtë super gol (video)

Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Malajzisë mes Pahang dhe Perak dhuroi një nga golat më të bukur në historinë e futbollit.

Ishte mbrojtësi Herold Goulon i cili me një goditje nga gjysma e vetë e fushës realizoi për verdiktin final 3-1 në të mirë të ekipit vendas në ndeshjen e parë.

Goli i cili ka çmendur rrjetet sociale është absolutisht konkurrenti kryesor për ta fituar çmimin ‘Puskas’, që jepet për golin më të bukur të sezonit.Goditja e Goulon ishte e fuqishme, por me gjasë as ai vetë nuk do ta paramendonte se do të përfundonte në rrjet.

Më poshtë ua përcjellim vidoen e golit, i cili shihet shumë rrallë në fushat e futbollit.